Haradinaj, Hahnit: E prisnim lajmin e vizave për Krishtlindje
03 dhjetor 2018
| 16:07
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë komisionarit evropian për zgjerim, Johannes Hahn, se Kosova po priste që ai të vinte me lajmin për heqjen e vizave për Krishtlindje.
Haradinaj ka bërë me dije se gjatë takimit me Hahnin ka rikonfirmuar se Kosova do të vazhdojë t’i përmbushë detyrat e veta karshi BE-së siç është Agjenda Evropiane e Reformave (ERA).
Komisionari Hahn gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.