Haradinaj: Hamza nuk po kallëzon burrni që nuk po e merr pagën me rritje
Ministri i Financave, Bedri Hamza, nuk do ta marrë me rritje pagën e shefit të këtij dikasteri qeveritar.
Ai ka kontaktuar Thesarin e Shtetit, ku ka kërkuar që mos t’i dalë paga me rritje.
Ky vendim i ministrit Hamza nuk i ka pëlqyer kryeministrit Ramush Haradinaj.
Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për medie është pyetur nga gazetarët për vendimin e ministrit Hamza që paga e tij të mos jetë më rritje, që i bie 2 000 euro.
“Me kallxu burrninë me mosmarrje të pagës, mundem edhe unë. Unë jam në atë mundësi mos me marrë pagën, por ministri i Financave ka deklaruar se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse do me qenë burrë i mirë z. Hamza le ta përshpejtoj ligjin për nivelizim të pagave. Qasja e tij nganjëherë është e pakuptimtë”, ka thënë Haradinaj.