Haradinaj: Hapja e Urës së Ibrit, përgjigjja më e mirë ndaj deklaratës së të ashtuquajturit ‘kuvendi gjithëserb’

12 qershor 2024 | 11:18

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se hapja e Urës së Ibrit do të ishte përgjigjja më e mirë që Kosova dhe bashkësia ndërkombëtar do t’ia jepte Serbisë.

Haradinaj ka thënë se Serbia dy herë ka poshtëruar bashkësinë ndërkombëtare dhe Quint-in me të ashtuquajturin “kuvendi gjithëserb”.

“Brenda një jave Serbia dy herë poshtëroi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Quintin me të  ”, ku u dhanë deklarata mesjetare e po ashtu edhe Vulin nga Moska me deklaratat e tij mesjetare të cilat bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet në Ballkanin Perëndimor”.

“Bashkësia ndërkombëtare dhe Kosova përgjigjen më të mirë do t’ia jepte Vulinit dhe të gjithëve me mendësi të tillë, me hapjen e Urës së Ibrit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne me rastin e…