Haradinaj: Harry Bajraktari ka bërë shumë për të drejtën shqiptare
23 qershor 2019
| 19:17
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Harry Bajraktari ka bërë aq shumë për të drejtën shqiptare, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për fuqizimin e miqësisë ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve, që e rëndit atë ndër njerëzit më meritor të atdheut tonë.
“Çdoherë kënaqësi ta vizitoj mikun tim, shqiptarin e jashtëzakonshëm që i ka hapur dyert për Kosovën në politikën e lartë amerikane”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ku ka postuar edhe dy fotografi ku shihet edhe Rifat Jashari.