![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/A4C9D606-013D-4098-ABFC-CECE1F2B22DA.jpeg)
Haradinaj: Hashim Thaçi ua ka rritë pagat njerëzve, i vetmi kryeministër që s’ka rritë një cent në pagë është Albin Kurti
21 qershor 2022
| 23:58
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për ligjin e pagave.
Haradinaj i është përgjigjur edhe atyre që kritikojnë paraardhesit e Kurtit.
“A po doni me fol për para 20 vjetëve…Po, Hashim Thaçi ua ka rritë pagat njerëzve rend. Tona here kemi rritë pagë, çdo vit kemi rritë pagë. I vetmi kryeministër prej që ka ardhë që se ka rritë një cent në pagë është ky njeri.
Kuptone këtë, jo për inati të tij. Ky ëshhtë ka i mban njerëzit në varfëri të skajshme”, u shpreh Haradinaj në KlanKosova.
Haradinaj ndër të tjera tha se “duhet me pyet veten, a është ky njeri me Kosovën a me kë”.
“Pse nuk i rritë pagat, pse i ofendon kategoritë e lirisë?”, tha Haradinaj.