Haradinaj: Heroizmi u shkrua me emrin e dëshmorëve
09 janar 2020
| 10:20
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj.
“Në 21-vjetorin e rënies së bashkëluftetarëve Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj, shembulli i tyre, është çdo ditë e më shumë motivues dhe udhërrëfyes në përpjekjet tona për zhvillimin ekonomik e rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/