Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e “Ditës së Veteranit” të SHBA-së është shprehur mirënjohës për kontributin tyre dhënë Kosovës.
Ai ka shkruar se në llogarinë e vet në “Facebook” se ushtarët amerikanë në mbrojtje të vendit të tyre dhe kombeve tjera i sollën botës lirinë dhe paqen.
Haradinaj heronjtë amerikanë i ka quajtur edhe heronj të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Me rastin e 11 Nëntorit-Ditës së Veteranit, përkujtojmë guximin dhe sakrificën e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në mbrojtje të vendit të tyre dhe kombeve tjera, ata i sollën botës lirinë dhe paqen. Republika e Kosovës mbetet përherë mirënjohëse ndaj ShBA-së për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në çlirimin dhe ngritjen e vendit tonë. Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës.