Haradinaj: Heronjtë dhe dëshmorët janë e vërteta, nderi dhe historia jonë e lavdishme
Kryeministri Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga presidenti Hashim Thaçi, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, në kuadër të manifestimit të Epopesë së Dukagjinit.
Haradinaj ka thënë se heronjtë dhe dëshmorët janë e vërteta, nderi dhe historia jonë e lavdishme.
“Heronjtë dhe dëshmorët janë e vërteta, nderi dhe historia jonë e lavdishme. Në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime për lirinë e atdheut, homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, ku prehen përjetësisht djemtë tanë më të zot. Dëshmorët e 24 Marsit, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj do të jenë burim frymëzimi për ta mbrojtur të drejtën tonë, sot, nesër e përgjithmonë. Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Fcebook”.
/Epoka e re/