Haradinaj: Heronjtë si Azem Galica ishin frymëzues të luftës së UÇK-së
25 korrik 2019
| 15:27
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e kombit, Azem Galica.
Haradinaj ka thënë se heronjtë si Azem Galica kanë qenë pararendës dhe frymëzues të luftës së UÇK-së deri në liri.
“Heronjtë si Azem Galica janë ndërgjegjja jonë, prijës të rezistencës ndaj okupimit dhe nismëtarë të përpjekjeve për çlirim. Ata ishin pararendës dhe frymëzues të luftës së UÇK-së deri në liri. Azem Galica gjithmonë do të ketë vend meritor në kujtesën e brezave”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/