Haradinaj: Hiqe bllokadën, kryeministër

24 janar 2022 | 12:51

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin në kufi të qytetarëve që nuk i kanë marrë tri vaksinat anti-Covid.

Ai ka vlerësuar se ky është një vendim arbitrar dhe i dëmshëm, i cili duhet të hiqet sa më parë.

“Vendim arbitrar e i dëmshëm ndalimi në kufi i qytetarëve që nuk i kanë tri vaksina. Me këtë vendim bllokohen kryesisht shqiptarët. Këtë masë nuk e ka apliku asnjëri nga shtetet fqinje.  Ky është gabim i rëndë i qeverisë, që nuk mund të arsyetohet me asgjë. Prandaj hiqe bllokadën Kryeministër!”, ka shkruar Hardinaj në profilin e tij në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari ekspert, Robert Reid, i cili po dëshmon sot në…