Haradinaj homazhe në Memorialin e Dëshmorëve në Gllogjan: Liria dhe pavarësia kërkojnë përkushtim të përditshëm

27 nëntor 2024 | 16:06

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se për nder të ditës më të shenjtë të kombit shqiptar ka bërë homazhe në Memorialin e Dëshmorëve në Gllogjan.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se Kosova ka nevojë për unitet dhe vizion të qartë për të ardhmen.

“Për nder të ditës më të shenjtë të kombit shqiptar, homazhet në Memorialin e Dëshmorëve në Gllogjan marrin një kuptim edhe më të thellë. Këtu, ku pushojnë heronjtë tanë, bashkëluftëtarët e mi me të cilët rrugëtuam bashkë në ditët e lavdisë, flamuri kuq e zi valëvitet krenar, duke lidhur sakrificën e tyre me betejat e Skënderbeut dhe urtësinë e Ismail Qemalit.

Liria dhe pavarësia kërkojnë përkushtim të përditshëm për t’i mbrojtur dhe forcuar. Kosova ka nevojë për unitet dhe vizion të qartë për të ardhmen, për të përmbushur aspiratat e popullit dhe për të nderuar sakrificën e atyre që dhanë jetën për këtë tokë. Në këtë ditë krenarie kombëtare, zotohemi se do të vazhdojmë rrugën që nderon gjakun e sakrificën e heronjve”, shkruan Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 60 vjetorit të hartimit Programit dhe Statutit…