Haradinaj homazhe te varri i Rugovës dhe te shtatorja e Zahir Pajazitit
17 shkurt 2021
| 14:51
Në shënim të 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.
Haradinaj ka thënë se ka shkuar në “Velani” për ta vlerësuar punën dhe veprën e presidentit Rugova.
“Në përvjetorin e 13-të të pavarësisë së vendit nderojmë tek varri i presidentit tonë të parë dhe historik, në shenjë vlerësimi për veprën e presidentit Rugova për liri dhe pavarësi, ashtu siç ishim në Reçak e Gllogjan e në vende të tjera”, ka thënë Haradinaj.
Më tutje, ai vizitën e tij e ka vazhduar duke bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në sheshin e Prishtinës.