Haradinaj, Hotit: Duhet ta trajtoni seriozisht partnerin e koalicionit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që ta trajtojë më me seriozitet partnerin e koalicionit qeverisës.
Sipas tij duhet t’i jepet hapësirë në dialog edhe përfaqësuesit të tyre për dialog, ministrin Selim Selimi.
“Kemi një shqetësim se dialogu tash e 15 vjet nuk ka prodhuar rezultat pa përfshirjen e ShBA-së”.
“Në rast se një marrëveshje arrihet në Bruksel pa mbështetjen e ShBA-së, ajo marrëveshje është zor e implementueshme”.
“Asnjë keqkuptim në bashkëqeverisje nuk e kemi, por është kërkesë eksplicite që pjesë e dialogut të jetë edhe ShBA. Kemi aleatë Evropën, por besimin e kemi në ShBA”.
“Kryeministri Hoti duhet ta trajtojë seriozisht partnerin e koalicionit e sidomos përfaqësuesin tonë në dialog, Selim Selimin”, ka thënë Haradinaj.