Haradinaj i befasuar pse ende nuk kanë ofertë nga LDK-ja për Prishtinën

03 nëntor 2021 | 23:11

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kjo parti nuk do të bëjë pazare me shkëmbimin e komunave në garën për balotazh.

Ai në “Debat Plus” ka thënë se AAK nuk do të bëjë atë që po pretendojnë të bëjnë disa parti tjera.

“Te disa parti qendra po i bënë pazar komunat. I thotë një komune (dege) sakrifikohu për të fituar një tjetër komunë. Ose ne do të ndihmojmë këtë parti se ajo do të na ndihmojë në një komunë tjetër. Ne nuk e bëjmë këtë. Nuk sakrifikojmë asnjë komunë. Për ne secila komunë e ka specifikën e vet. Degët tona do të vendosin vet”, tha ai.

Haradinaj thotë se preferojnë koalicione zyrtare dhe nuk preferojnë marrëveshje të fshehta.

“Në komunat ku ne jemi në balotazh do të bëjmë oferta dhe tashmë disa i kemi bërë si në Klinë për shembull. Në Klinë zoti Elezaj ka bërë oferta gjeneroze për LDK-në dhe LVV-në pasi kemi qeverisur edhe në këtë mandat”.

I pari i AAK-së duke folur për koalicionin me LVV-në në Kamenicë.

Ai thotë se edhe një koalicion me LVV-në në Istog nuk do të refuzonim.

Duke folur për Prishtinën, Haradinaj thotë se është befasuese se nuk është ftuar për bashkëpunim nga LDK në Prishtinë.

“Nuk kemi ndonjë ofertë nga LDK-ja për Prishtinën. AAK nuk bënë marrëveshje nën tavolinë. Nuk është në rregull të bashkëpunojmë me LDK-në nëse nuk na ftojnë për bashkëpunim. Çfarë do të ndodh nëse na vjen ofertë nga LVV-ja. Pse shembull Lutfi Haziri na ka bërë ofertë në Gjilan”.

Ai thotë se nuk e përjashtojnë koalicionin me LVV-në në Prishtinë.

“Dega në Prishtinë mund të merr ndonjë ofertë të mirë nga Vitia dhe mund ta pranon ofertën”, deklaroi Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Interit ka shënuar fitore ndaj FC Sheriff (1-3)…