Haradinaj i bën thirrje që të kthehet Elez Blakajt: Nuk më ka kërku kontratë të tenderëve, ma ka kërkuar dosjen e UÇK-së
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk e ka asnjë problem personal me ish-prokurorin, Elez Blakaj, i cili e ka lëshuar Kosovën, nën pretendimet se ka qenë i kërcënuar, për rastin e veteranëve.
Haradinaj në “Debat Plus”, ka thënë se ka respekt për Blakajn si prokuror, teksa ka thënë se problemin me të e ka pasur në lidhje me dosjen e UÇK-së, të cilën Blakaj e ka kërkuar.
“Ju siguroj që kam respekt për Elez Blakajn, si prokuror. Unë e kam pasur një fjalor jo të mirë me të pasi e ka lëshu vendin e punës. Nuk e njoh personin, nuk e njoh Elez Blakajn. Si prokuror si profesionist e kam respektu”, ka thënë ai.
“Po thotë e kam marrë një dosje, nuk ma ka kërku ai një kontratë të tenderëve. Ma ka kërku një dosje komplet të UÇK-së.
Ka pasur ndershmëri tjera, kush e kupton për cka po flas, shqetësimi për atë dosje, s’ka qenë për gjetjet e tij, kënd e gjen atë që është i rrejshëm, shqetësimi është se e kam dhënë kejt dosjen e UÇK-së.
Kam përgjegjësi cka ndodhë me atë dosje. Nuk ma ka lypë ai një dosje për ndonjë tender, ma ka lypë një pasuri, dosjen e UÇK-së”, ka thënë ai.
Ai i ka bërë thirrje Blakajt, që nëse ka vullnet, të kthehet në Kosovë, dhe të kontribuojë për shtet ligjor.