Haradinaj i del në mbrojtje policit që kritikoi shpenzimet e deputetëve: I nxituar suspendimi i tij
05 shkurt 2022
| 12:48
Daut Haradinaj ka reaguar pas suspendimit të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Amir Hoxha, i cili u suspendua nga puna për shkak të kritikave ndaj shpenzimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj suspendimin e Hoxhës e ka quajtur të nxituar, ndërkaq ka ftuar organet kompetente për rishikim të vendimit dhe rikthimin e tij në punë.
Reagimi i plotë i Haradinajt:
Veprim i nxituar suspendimi i Amir Hoxhës, i cili edhe me ligj ka për detyrë hetimin e shpërdorimit të të mirave publike.
Ftoj organet kompetente për rishikim të vendimit dhe rikthimin e Amirit në vendin e punës. Përkundrazi, ai duhet të njihet si Hero pasi që para pak ditësh arriti ta shpëtojë jetën e një qytetari.