Haradinaj: I frikësohem situatave kur Vjosa Osmani duhet të marrë vendim në emër të Kosovës
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit. Ai theksoi se AAK-ja ka arsye të mjaftueshme të mos ia jap votën Vjosa Osmanit për këtë post.
Haradinaj në Pressing të T7 ka thënë i frikësohet situatave kur Osmani duhet të marrë ndonjë vendim të shpejtë në emër të Kosovës.
“Përvoja imë në politikë dhe në shumë procese mi ka dhënë disa alarme. Unë nuk kam pasë rast me e pa zonjën Osmani në situata të vështira. I friksohem situatave kur zonja Osmani, sic ishte rasti me 4 shtator, kur duhet të marrë ndonjë vendim të shpejtë në emër tër Kosovës. Unë personalisht i kam vuajt pasojat e disa vendimeve të shpejta më herët si rasti i Demarkacionit e Zajdenicës”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij kjo është një arsye e mjaftueshme që partia e tij të mos e ndihmojë zgjedhjen e Osmanit presidente.
“Për mua është e mjaftushme të mos ndihmojë në situata të tilla, që AAK të mos ndihmojë në zgjedhjen e presidentit nëse nuk e kemi vertetu ose verifiku në situata të caktuara të marrjes së vendimeve”, tha Haradinaj./Express/