Haradinaj i gëzohet lajmit që komuna e Rahovecit ka dalë më transparentja në qeverisjen komunale
23 korrik 2021
| 13:39
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është gëzuar lajmit që komuna e Rahovecit ka dalë komuna më transparente në qeverisjen komunale.
Haradinaj ka uruar kryetarin Smajl Latifi për ketë sukses.
“Gjakova dhe komunat e tjera ku udhëheq Aleanca, po ashtu kanë arritur rezultate shumë të larta. Përgëzoj kryetarin Smajl Latifi për punën dhe angazhimin e palodhur në dobi të mirëqenies së qytetarëve. Aleanca ofron qeverisje transparente, funksionale, zhvillimore, bashkë me qytetarët. Urime!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.