Haradinaj, i gëzuar që Kosova po nderon senatorin Bob Dole me ndërtimin e një busti
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e ditëlindjes së senatorit amerikan, Bob Dole.
Me këtë rast është iniciuar edhe ndërtimi i një busti në Prishtinë, në nderë të kontributit të Senatorit amerikan Bob Dole për Kosovën, njofton Klan Kosova.
“Me rastin e ditëlindjes së senatorit Bob Dole, ne po nisim projektin për ndërtimin e një busti për të në nderë të kontributit të tij të dhënë për Kosovën”.
“Kujtojmë vitin 1990 dhe vizitën e parë e delegacionit amerikan në Kosovë, derisa Dole ishte duke biseduar me presidentin historik Ibrahim Rugova. Kjo vizitë ishte kthesë, nisje për së mbari e Kosovës dhe kështu është vazhduar nga të gjithë ata dhe sot populli ynë e nderojmë vetën dhe miqësinë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se është i gëzuar që populli i Kosovës nderon kontributin e tij senatorit Bob Dole.
“Falënderoj po ashtu edhe presidentin Donald Trump për kujdesin për Kosovën dhe urojmë që miqësia jonë me Amerikën të jetë e përjetshme”, ka deklaruar Haradinaj.