Haradinaj i jep mbështetje Mustafës për rrëzimin e qeverisë Kurti
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është takuar me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, të cilit i ka dhënë mbështetje në lidhje me mocionin për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.
Ai ka thënë se qeveria Kurti, jo vetëm që do të jetë më jetëshkurtra, por edhe më e dëmshmja për Kosovën.
“Sot takova ish-kryeministrin dhe kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa për të diskutuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. E informova z. Mustafa se AAK-ja do të votojë për këtë mocion, sepse Qeveria Kurti jo vetëm që do të jetë Qeveria më jetëshkurtër por edhe më e dëmshmja për Kosovën. AAK përkrah një zgjidhje të shpejtë pas rrëzimit të Qeverisë përbrenda institucioneve të vendit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1669656359825438/?type=3&theater