Haradinaj i kërkoi Hahnit që të përshpejtohet lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës
17 janar 2019
| 18:24
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim komisionarin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se në këtë takim me komisionarin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, ka ritheksuar se pozicioni i Kosovës është i palëkundur në rrugën e integrimeve drejt BE-së.
“Në këtë drejtim, kemi shënuar progres në agjendën evropiane dhe pas përmbushjes në tërësi të kritereve për liberalizim presim një vendim të shpejtë, që të na njihet e drejta e lëvizjes së lirë”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.
/Epoka e re/