Haradinaj i kërkon Kurtit prezencë të Amerikës në dialog

25 maj 2021 | 13:35

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se tema ishte dialogu me Serbinë.

Ai ka  deklaruar se më 6 maj përmes një letre i ka kërkuar takim Kurtit për çështjen e dialogut.

Haradianaj ka thënë se në takim kanë dëgjuar disa qëndrime të Kurtit për dialogun, duke shtuar se kanë shprehur edhe ata si parti qëndrimet e tyre. “Ajo që hetojmë është një mungesë e prezencës së SHBA-së në dialog. Kjo e prish balancën e interesave të Kosovës në dialog. Do të ishte me dobi emërimi i një emisari nga SHBA-ja për dialogun. Ka konfuzion në agjenda, disa zhvillime prezantohen si agjendë e procesit të Berlinit, çështja e lëvizjes së qytetarëve me Bosnjën. Në rastet tjera si proces teknik shohim se peshën kryesorë e ka Lajçak por që është nivel i ulët i përfaqësimit në agjendë. Duhet të mos kemi befasi dhe të mbesim në ato që na obligon Kushtetuta e vendit. Ne hetojmë në vazhdimësi një lloj ikje prej faktit që Kosova ka bërë luftë çlirimtare dhe UÇK-ja ka sjellë lirinë dhe se Kosova nuk duhet të barazohet me kriminelët e luftës”, u shpreh ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Maçastena, i cili ishte arrestuar muaj më parë nga…