Haradinaj i kërkon Shqipërisë të heqin taksën në ‘Rrugën e Kombit’
30 maj 2019
| 23:16
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Shqipëria ta heqë taksën në “Rrugën e Kombit”.
“E lus presidentin t’i kërkojë Edi Ramës t’ia nisë prej hapit të parë. Ta heqë taksën, skanerin. T’ia nisim kështu bashkimin. Unë jam per një bashkim konkret e jo të fjalëve të mëdha.
I kisha lutur të gjithë të bëjmë kujdes: që të mos shkojnë fjalët para punëve”, tha ai në RTK.