
Haradinaj: I kisha larguar krejt lojërat e fatit në Kosovë
11 janar 2019
| 13:51
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë, ka folur për koncept dokumentin e lojërave të fatit.
Haradinaj ka thënë se ka pranuar shumë kritika dhe kohëve të fundit është sulmuar lidhur me lojërat e fatit.
Ai ka thënë se i ka pëlqyer vendimi kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka ndaluar lojërat e fatit në shtetin shqiptar.
Në këtë kontekst, kryeministri Haradinaj ka thënë se do t’i kishte larguar të gjitha lojërat e fatit nga vendbanimet.
“Unë i kisha hequr krejt këto lojëra të fatit. Nuk i kisha lënë fare në vendbanime”, ka thënë Haradinaj.
/Epoka e re/