Haradinaj i kundërpërgjigjet Kurtit për deklaratën rreth demarkacionit me Malin e Zi

21 mars 2022 | 22:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka deklaruar se po pret ardhjen në pushtet të Abazoviqit që të trajtohet çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

Ndër të tjerash, ai tha se Qeveria e Haradinajt i dha Malit të Zi “padrejtësisht, gabimisht e dëmshëm 8200 hektarë të territorit të Kosovës”.

E ndaj kësaj deklarate, reagoi ish-kryeministri Haradinaj.

Kreu i AAK-së përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se dy nga tri dokumentet kufirin e Kosovës e përcaktojnë në Qafë të Çakorrit dhe në Kullë të Zhlebit.

“E vërteta është vetëm një. Dy nga tri dokumentet e miratuara, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, e përcaktojnë kufirin në Qafë të Çakorrit dhe në Kullë të Zhlebit”, ka shkruar Haradinaj duke i bashkangjitur edhe dokumentet që janë pjesë të marrëveshjes.

Marrëveshja për demarkacionin ishte nënshkruar nga zëvendëskryeminsitri dhe ministri i Jashtëm i atëhershëm, Hashim Thaçi dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni bashkë me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Igor Llukshic, e ministrin e Brendshëm, Rashko Konjevic.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se qeveria…