Haradinaj i kundërpërgjigjet Thaçit për borën
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçi, i cili dje kishte thënë se “Bora ka zënë të shkrihet shpejt… Uroj të mos bëhet skllotë!”.
Haradinaj ka thënë se e ka të vështirë të komentoj statusin e Thaçit në llogarinë e tij në “Facebook” për shkak se ka kohë që nuk është takuar me të
“Shumë vështirë e kam ta komentoj atë që ka paralajmëruar presidenti. Ne kemi kohë që ne nuk jemi takuar, po e di për çka ka menduar konkret. Ne po punojmë në materien e një marrëveshje dhe po bëjmë çdo gjë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se më herët e ka përmendur borën, në raport me taksën kundër produkteve nga Serbia.
“Unë borën e kom përmend shkaku që nuk kam dashur t’i përziejë ngjarjet. Nuk mundem t’i komentoj të tjerët çka po thonë me këtë borë. Greva është rezultat i ligjit dhe është normale me pas, sepse kurrë s’kemi pas Ligj për grevat”, ka thënë Haradinaj.