Haradinaj i ofron bashkëpunim shefit të ri të EULEX-it

31 janar 2020 | 15:23

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim njohës shefin e ri të EULEX-it, Lars – Gunnar Wigermark.

Me këtë rast, Haradinaj, e ka uruar Wigermarkun për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit në proceset e interesit të përbashkët mes EULEX-it dhe institucioneve të vendit.

Kryeministri në detyrë Haradinaj, po ashtu, e ka njoftuar shefin e ri të EULEX-it për zhvillimet e sundimit të ligjit dhe ato të sigurisë në vend.

“Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj janë të përkushtuara në rrugën për sundimin e ligjit”,  është shprehur kryeministri në detyrë Haradinaj.

Ai ka theksuar se sukseset e EULEX-it dhe të Kosovës janë të përbashkëta dhe se Kosova është e hapur për bashkëpunim dhe për absorbimin e përvojave të vendeve të BE-së në sundim të rendit dhe ligjit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten në Gjakovë janë përkujtuar dëshmorët Fatmir Kërleshi e…