Haradinaj i përgjigjet Abdixhikut: Fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ka pranuar një letër nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në të cilën ai ka kërkuar që fushata zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit të shkurtohet nga 30 në 10 ditë.
Haradinaj ka thënë se për shkak të gjendjes me pandeminë, qëndrimi i AAK-së është që kjo fushatë të shkurtohet në 5 ditë
“Të nderuar qytetarë, kam pranuar një letër nga kryetari i LDK-së z. Abdixhiku ku ai kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë. Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10. Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Abdixhiku letër publike liderëve partiakë: Ta shkurtojmë fushatën zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë