Haradinaj i përgjigjet ministrit Murati me kundërakuza

31 gusht 2021 | 19:38

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratë së ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha në një konferencë për media se gjatë qeverisjes Haradinaj ka pasur keqpërdorime në projektin e autostradës Prishtinë-Pejë.

Haradinaj akuzave të ministrit Murati, iu është përgjigjur me kundër-akuza.

Ai ka pyetur Muratin pse po e bojkoton gazin amerikan e po e sjell gazin rus në Kosovë, ndërkaq ka hedhur akuza edhe për menaxhimin e pandemisë.

Ministër Murati, etiketimet e ulëta nuk të shpëtojnë as ty e as shefin tënd nga dështimet e njëpasnjëshme”.

Tregoju qytetarëve ministër, pse po e bojkoton gazin amerikan e po e sjell gazin rus në Kosovë?!”

Tregoju qytetarëve se nuk keni blerë asnjë vaksinë, dhe e keni bërë Kosovën “kampione botërore” për keqmenaxhim të pandemisë!

Trego ministër, pse nuk po bëni asnjë angazhim shtesë në situatën më të rëndë e me numrin rekord të vdekjeve këto ditë? Biles as shtesa për personelin shëndetësor e as për policinë?!

Tregoju qytetarëve, se përpos që hoqët taksën, nuk vendoset reciprocitetin, Serbisë ia hoqët edhe pengesën e fundit, taksën për prodhimet e subvencionuara nga Serbia, për të dëmtuar prodhimin tonë vendor!

Ende nuk keni treguar pse e keni angazhu Nexhat Krasniqin, famëkeqin e tenderëve!?

Trego për keqpërdorimet e buxhetit, për dhjetëra kontrata pa shpallje të nënshkruara, për anulim të projekteve kapitale!?”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij lista e përgjigjeve e sqarimeve që Murati duhet me ia dhënë qytetarëve është shumë e gjatë.

“Ne u detyruam t’i rikujtojmë disa! Dhe për fund, sqaroju qytetarëve që auditimi i brendshëm bëhet nga ti dhe punëtorët tuaj, ku shkruani çka ju teket dhe nuk është auditim profesional nga Auditori Gjeneral”, u shpreh ai.

“Sigurisht që keni nervozë dhe shqetësim nga sondazhet, që tregojnë se e keni marrë tatëpjetën. Fatkeqësisht nga të bëmat tuaja, po e pëson vendi dhe qytetarët”, tha në fund Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka kthyer Asociacionin e…