Haradinaj: I përhershëm do të jetë kujtimi për familjen Jashari dhe komandantin Adem Jashari
06 mars 2019
| 10:48
“Historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes Jashari dhe Komandantit legjendar Adem Jashari”, kështu ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj pas homazheve që ka bërë në Kompleksin Memorial në Prekaz.
Ai ka thënë se 21 vite më parë, vendi dhe bota përjetoi tragjedinë më të madhe.
“Një familje e tërë u flijua duke mbrojtur tokën tonë, duke mbrojtur të drejtën tonë!”, është shprehur ai.
“Sot përpara varreve në Prekaz, përulemi përjetësisht para veprës së familjes Jashari dhe gjithë brezave që u flijuan për liri”.
“I përhershëm do të jetë kujtimi për familjen Jashari dhe ideatorit të lirisë dhe shtetit të Kosovës, Komandantit Adem Jashari”, ka thënë Haradinaj.