
Haradinaj: I përjetshëm qoftë kujtimi për viktimat e Holokaustit
28 janar 2019
| 18:13
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë akademisë përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, ka thënë se bota do të jetë çdoherë e bashkuar për të mos lejuar asnjëherë të përsëriten historitë e tilla tragjike.
“Në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit, konfirmuam atë që secili veç e veç e ka në zemër e në bindje se bota do të jetë çdoherë e bashkuar për të mos lejuar asnjëherë të përsëriten historitë e tilla tragjike. I përjetshëm kujtimi për të gjitha viktimat e Holokaustit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/