Haradinaj: I pikëlluar me lajmin e ndarjes nga jeta të Sadik Batushës, babait të dy dëshmorëve
15 shtator 2019
| 22:10
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka ndarë dhimbjen për ndarjen nga jeta të Sadik Batushës, babait të dy dëshmorëve.
“Ramizi e Asllani ishin bashkëluftëtarë të mi, të cilët baci Sadik, i rriti dhe edukoi në frymën e atdhetarizmit”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë:
I pikëlluar me lajmin e ndarjes nga jeta të Sadik Batushës, babë i katër luftëtarëve të UÇK-së, dy prej të cilëve ranë dëshmorë për të drejtën tonë për liri. Ramizi e Asllani ishin bashkëluftëtarë të mi, të cilët baci Sadik, i rriti dhe edukoi në frymën e atdhetarizmit.
Baballoqi ishte vatër rezistence gjatë Luftës Çlirimtare, e baci Sadik është shembulli më i mirë se si ishte një familje patriote që e donte tokën e vet. Do mbetet gjithmonë në kujtesën tonë!.