Haradinaj i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e senatorit John McCain
26 gusht 2018
| 09:52
“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Senatorit republikan të ShBA-së John McCain, familjes së tij, Senatit të SHBA-së dhe qytetarëve amerikanë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të popullit dhe të Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar kryeministri Ramush Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka shtuar se familja humbi të dashurin e vet, Amerika Heroin, kurse Kosova mikun e çmuar, pa të cilin rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe shtetkrijimit do të ishte më i vështirë.
“Fitues në luftë dhe në paqe, luftëtar i madh për të drejtat e njeriut dhe ligjvënës i pashoq. Hyri në zemrat tona si humanist dhe do ta ketë vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës.
Lamtumirë mik i Kosovës, John McCain. Pusho i qetë!”, ka shkruar Haradinaj.