Haradinaj, i pikëlluar për vdekjen e diplomatit britanik, Paddy Ashdown

23 dhjetor 2018 | 15:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë së është i pikëlluar për vdekjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdown.

“Pikëllues lajmi për vdekjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdown, i cili për një dekadë udhëhoqi partinë Liberale Demokratike në Britani dhe kishte shërbyer si emisar i Qeverisë britanike gjatë luftës në Kosovë. Ashdown ishte një nga përkrahësit më të mëdhenj të intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë dhe dëshmitar në Tribunalin e Hagës, kundër Millosheviqit. Ngushëllime të thella për familjen dhe miqtë e liberalit të madh, Ashdown!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1010631912394556/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një police ka fituar mijëra fansa online, për shkak të…