Haradinaj: I prekur nga lajmi për kalimin në amshim të nënës Nurije
21 mars 2019
| 10:13
“I prekur nga lajmi për kalimin në amshim të nënës Nurije, nënës së Heroit të Kosovës, Edmond Hoxhaj, luftëtarit të ditëve të para të UÇK-së. Një nënë fisnike e bujare që lindi, rriti dhe edukoi një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Edmondi, e meriton respektin tonë të përjetshëm”, ka shkruar kryeministri Ramush Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kryeministri i ka shprehur ngushëllime familjes Hoxha.
“Ngushëllime të sinqerta familjes Hoxhaj dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër nënën Nurije. Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.