Haradinaj, i prekur nga ndarja e parakohshme nga jeta e Arzana Krajës
13 nëntor 2019
| 13:12
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i prekur thellë nga ndarja e parakohshme nga jeta e Arzana Krajës.
Ai ka thenë se Arzana, me artin e saj i dha shumë Kosovës.
“I prekur thellë nga ndarja e parakohshme nga jeta e Arzana Krajës. Pata nderin ta njihja personalisht. Arzana, me artin e saj i dha shumë Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artit. Prehu e qetë Arzana!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/