Haradinaj i reagon kryeministrit për manastirin e Deçanit: ‘Fik e korit’, shprehja që po na ndodh me Kurtin

14 mars 2024 | 12:29

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar që të zbatohet vendimi për Manastirin e Deçanit.

Siç raporton “Ekonomia Online”, Haradinaj e ka quajtur këtë vendim “fik e korit”, duke shtuar se Kurti po i bën dëme vendit.

“Ajo është shprehja e popullit edhe ‘fik edhe korit’, po na ndodh fatkeqësisht me Kurtin në mënyra se si ky po i trajton aleatët dhe obligimet që i ka marrë me aleatët do t’i kushtojnë Kosovës. Do ta kem një presion të vazhdueshëm për shumë tema tjera, e rrugës do të ishte pas kësaj që ka ndodh dje Kurti të rikthehet në planin franko-gjerman për shkak se ju shihni Këshillin e Evropës, anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, ka thënë Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tabelat e komunikacionit që tregojnë vendbanimet të shkruara në cirilik…