Kurti nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur se tarifa 100 për qind për mallrat serbe do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit, shkruan lajmi.net.
Por, ndaj këtij deklarimi ka reaguar ish kryeministri Ramush Haradinaj.
“Presidenti Trump në letrat e tij dërguar Kosovës dhe Serbisë kërkoi shprehimisht njohjen e Kosovës nga Serbia. Edhe ne po kërkojmë të njejtën. Taksa të hiqet me njohje, dhe zgjidhet problemi. Mos e bëj dorëzimin përpara njohjes nga Serbia, sepse do mbetesh duarthatë!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social facebook. /Epoka e re/