Haradinaj: I rëndë lajmi për humbjen tënde, Fetnete
05 prill 2019
| 17:28
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të rëndë lajmin për vdekjen e bashkëluftëtares së tij, Fetnete Ramosaj.
Ai ka thënë se Fetnetja ishte zëri i ushtrisë në luftë dhe penda e historisë sonë pas luftës.
“I rëndë lajmi për humbjen tënde, Fetnete. Ishe zëri i ushtrisë në luftë, penda e historisë sonë pas luftës. Zë i ndërgjegjes së popullit tonë. Krenar që të njoha, luftuam e punuam bashkë. Lamtumirë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/