Haradinaj i shkon në takim Kurtit
25 maj 2021
| 12:28
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shkuar në takim kryeministrit, Albin Kurti.
Në ftesën që kryeministri Kurti iu ka bërë liderëve opozitar, është thënë se në këto takime do të diskutohen çështjet që janë në interes nacional të Kosovës, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë.
Vetëm kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk do të shkojë në takimin e thirrur nga shefi i qeverisë.