Haradinaj i shkon në zyre kryediplomates së Kosovës, ja për çfarë biseduan

15 korrik 2020 | 16:37

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, ku është pritur në takim nga ministrja e kësaj ministrie, Meliza Haradinaj-Stubulla.

Me këtë rast, kryediplomatja e Kosovës, ka thënë se ka qenë nder i veçantë vizita e Haradinajt në zyrën e saj.

Nder i veçantë vizita e shumëpritur në kabinetin tim, nga ish-kryeministri, z. Ramush Haradinaj. E rritur bashkë me Aleancën, dhe frymën e punës së kryeministrit Haradinaj, besimi i dhënë, i shenjtë për mua, më obligon të vazhdojë me përkushtim të shtuar rrugën e trasuar para meje. Vizioni i kryeministrit Haradinaj, për të formuar Ushtrinë e Kosovës dhe atë në dy etapa të ndryshme: UÇK-në dhe së fundmi Ushtrinë e Kosovës në paqe, dhe zmbrapsja e idesë së rrezikshme për ndarjen e Kosovës, janë frymëzim dhe obligim politik e shtetëror për mua për të kryer detyrën me shumë vigjilencë”, ka shkruar Haradinaj-Stubulla në llogarinë e vet në “Facebook”.

(F.D/ Epoka e re)

Image may contain: 1 person, sitting, table and indoorImage may contain: 2 people, people standingImage may contain: 1 person, standing

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Salla e sportit në Istog, projekt i cili ka nisur…