Haradinaj i shkruan letër Stoltenbergut
23 mars 2019
| 14:51
Në njëzetvjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, kryeministri Ramush Haradinaj i ka dërguar sot letër sekretarit të përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg.
Haradinaj ka thënë se veprimi i vendosur i NATO-s para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës.
“Ky intervenim u bazua mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Sot Kosova është shtet, i këtyre vlerave pa dallim dhe e vendosur në rrugën e integrimit euro-atlantik. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.