Haradinaj i shkruan Ramosajt: Ti je për të punuar, jo për t’u marrë vesh për takime
20 gusht 2020
| 08:41
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka reaguar kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, lidhur me ndërtimin e rrugës për në Plavë.
Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratës së Ramosajt, i cili përmes një shkrimi në “Facebook” ka njoftuar për takimin me kryeministrin Avdullah Hoti, teksa ka shtuar se do t’i vazhdojë takimet derisa të bëhet një zgjidhje e duhur për Deçanin.
Deputeti i AAK-së në komentin drejtuar Ramosajt ka shkruar se ai duhet të punojë dhe jo të thërrasë takime. “Kryetar, ti je i thirrur për të punuar e jo për t’u marrë vesh për takime. Rruga duhet të kryhet. Kryetar, është në të drejtën tonë dhe të mirën e Manastirit”, ka shkruar Haradinaj.