Haradinaj i trishtuar me sulmin në El Paso të Teksasit
04 gusht 2019
| 13:11
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, është shprehur i trishtuar me sulmin me armë në qytetin El Paso të Teksasit, nga i cili kanë vdekur 20 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se bashkëndjen me familjet e viktimave dhe lutet për shëndetin e të plagosurve. “Të trishtuar me lajmin për vdekjen e 20 personave dhe dhjetëra të tjerëve të plagosur, pas sulmit me armë në qytetin El Paso të Texas, ShBA. Në këto momente, bashkëndjejmë me familjet e viktimave dhe lutemi për shëndetin e të plagosurve”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/