Haradinaj i tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë ku humbi jetën djali i Nexhat Dacit, Arian Daci
26 janar 2019
| 16:44
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë ku humbi jetën djali i kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK), Nexhat Daci, Arian Daci.
Ai i ka shprehur ngushëllime babait të të ndjerit, Nexhat Dacit si dhe familjarëve të tij.
“I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.