Haradinaj, i tronditur nga lajmi për tragjedinë që ndodhi në Bruckberg të Gjermanisë

13 tetor 2020 | 15:07

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur nga lajmi për tragjedinë që ndodhi sot në Bruckberg të Gjermanisë ku humbën jetën dy vëllezër nga Ratishi i Deçanit, në moshën 13 dhe 17-vjeçare, raporton “Epoka e re”.

“U shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Arifaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit në këtë ditë të rëndë për të gjithë ne”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sipas raportimit të medieve gjermane, të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave. Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKShPK) ka bërë me…