Haradinaj ia dhuron Mazrekajt flamurin kombëtar para përballjes me boksierin serb
31 maj 2019
| 11:22
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pritur sot në takim boksierin me prejardhje nga Kosova, Petrit Mazrekaj.
Haradinaj ia ka dhuruar boksierit Mazrekaj flamurin kombëtar dhe i ka uruar suksese në meçin e radhës ndaj boksierit serb, Vekjko Raznatoviq .
“Prita sot boksierin Petrit Mazrekaj, të cilit i urova shumë sukses në meçin e radhës. Petriti ka shpirt sportisti por si shqiptar e ka edhe një motiv shtesë në përballjen e tij. Për motivim si dhe evokim se cila ishte rruga jonë deri në liri, ia dhurova atij flamurin kombëtar!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
/Epoka e re/