Haradinaj ia dorëzon Thaçit raportin 100 ditorë të punës së Qeverisë
20 dhjetor 2017
| 13:58
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka dorëzuar presidentit Hashim Thaçi raportin me 100 ditorë të Qeverisë.
Me këtë rast, Thaçi ka vlerësuar lart punën e qeverisë në këtë 100 ditësh. Presidenti Thaçi ka thënë se vendi po ecë në drejtim të duhur me dinamikën e duhur.
Më tutje, ai e ka quajtur lajm shumë të mirë nënshkrimin e marrëveshjes për termocentralin “Kosova e Re”.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se i vjen mirë që raporti koincidon me nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.