Haradinaj: Ia kemi borxh Kosovës t’i mbështesim ata që mbrojnë qytetarin e shtetin
19 shtator 2019
| 10:51
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se askush nga politika nuk ka të drejt të fyej apo sulmojë ushtarin aktiv, policin në detyrë, prokurorin dhe gjyqtarin në funksionet e tyre.
“Mbështetja ndaj tyre është obligim moral, ligjor e kombëtar i secilit prej nesh. Deri në 2 % të BPV për mbrojtje të atdheut, +2000 policë shtesë për sigurinë në rrugë e lagjet tona, +100 prokurorë në betejën kundër krimit, +100 gjyqtarë shtesë në ndarjen e drejtësisë dhe zgjidhjen e lëndëve të panumërta që presin në radhë. Ky është zotimi im. Ia kemi borxh Kosovës, t’i mbështesim ata që ruajnë dhe mbrojnë qytetarin e shtetin”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/