Haradinaj ia konfirmon Danimarkës mbështetjen për ratifikimin e marrëveshjes për transferimin e të burgosurve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Danimarkës në Kosovë, Christian Gronbech-Jensen, ku ka thënë se shteti danez ka luajtur rol konstruktiv duke i dhënë mbështetje të fuqishme Kosovës në të gjitha proceset.
Ai ka konfirmuar mbështetjen e tij dhe të AAK-së për ratifikimin e marrëveshjes mes dy vendeve për transferimin e të burgosurve.
“Danimarka gjithmonë ka luajtur rol kontstruktiv duke i dhënë mbështetje të fuqishme vendit tonë në proceset euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Kënaqësi të presim në takim ambasadorin e Danimarkës në Kosovë, z. Christian Gronbech-Jensen dhe delegacionin nga Ministria e Drejtësisë së këtij shteti. Gjatë këtij takimi biseduam për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Danimarkës.
I konfirmova mbështetjen time dhe të Aleancës në ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona për transferimin e të burgosurve”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.